Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Syri TV se do të nisë lëvizjen e tij në PD. Berisha theksoi se takimi i tij me bazën e Partisë Demokratike do jetë të enjten në Tiranë dhe më pas në mbarë Shqipërinë. Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i parë me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.


Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër.

PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, – deklaroi Berisha.

“E ftoj Bashën të vijë në takimet me anëtarësinë që unë do të organizoj. Le të vijë të përballet. Unë kam si qëllim të fuqizoj partinë. Le të vijë dhe të thotë gjërat e tij.

Basha po vepron për interesin e tij. Deklaratën kundër meje e bëri për interesin e tij. Kur Palmer i kërkoi të anulonte vendimin për djegien e mandateve ai e mbajti presionin.

Nuk e përjashtoj veten nga drejtimi i PD. Këtë e zgjedhin anëtarët e PD. Partia është ditën e saj më të keqe. Ka 74 mijë vota më pak se në 2013 dhe kjo është një kambanë alarmuese.

Do marrë kohën e vet. Do të shkohet në të gjithë vendin dhe po e presin në të gjithë vendin. Synimi është që të realizohet një referendum i anëtarëve të PD si shkalla më e gjerë e partisë” – tha Berisha.