Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, për të folur në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.


Pyetjes së gazetarit Arjan Çanit, se nëse do të shkojë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se do të shkojë kur t’i teket.

“Një forcë politike që nuk zbaton ligjet e veta brenda nuk zbaton ligjet e shtetit. Pastaj thotë e mora vendimin unë, pavarësisht se shteti ka kushtetutë. Do shkoj në mbledhjet e grupit parlamentar kur të më teket.

Ka bërë një deklaratë shumë të gabuar Lulzim Basha. Pa asnjë bazë. Fjala statut është skajore por për partinë është kushtetutë. Ata që drejtojnë partinë pa ligje, në atë mënyrë do e drejtojnë edhe shtetin dhe bëjnë atë që bën Edi Rama sot”, tha Berisha.