Banorët e Çajlës dhe Forinës të pakënaqur nga puna e Taravarit (VIDEO)

Puna e kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit është kritikuar nga qytetarë të ndryshëm të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre gjatë mandatit të tij .Ata thonë se shumë nga projektet kanë mbetur të parealizuara dhe mbetën vetëm një premtim elektoral në ndërkohë që i njëjti kryetar kërkon një mandat tjetër katë vjeçar.
Disa nga ankesat e shumta të tyre që vijnë në adresë të kreut të Gostivarit janë kanalizimet, mungesa e rrugëve dhe jo vetëm .Kjo revoltë e tyre është shprehur nga banorë të Forinës dhe Çajles të cilët shprehen se Taravari nuk meriton më një mandat të dytë .


Ekipi i TetovaSot ka qëndruar në Gostivar gjegjësisht në fshatin Çajlë dhe fshatin Forinë për ti pyetur hallet e qytetarëve dhe për të parë mendimin e tyre në lidhje me qeverisjen 4 vjeçare të kryetarit aktual të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Qytetarët e fshatit Forinë thonë se shumë projekte kanë mbetur të pa realizuara ata përmendin kanalizimin, rrugët,këndet për fëmij dhe shumë punë tjera të cilat sipas tyre nuk i ka kryer kryetari i komunës së Gostivarit, njofton TetovaSot

Revoltë e madhe vërehej edhe tek banorët e fshatit Çajlë të cilët muajt e fundit janë përballur me kanalizimin , projekt ky të cilin e filloj Taravari dhe sipas tyre ky i njëjti tnuk u përfundua. Ata nuk nuk ngurojnë të thonë se kryetari aktual i komunës nuk e meriton edhe një mandat për shkak se në fshatin e tyre nuk është realizuar asnjë nga projektet e premtuara të Arben Taravarit.

Tetova Sot do të vizitoj çdo fshat të Gostivarit për të marrë oinionin e tyre në lidhje me punën e kreut të Komunës për të parë se sa janë realizuar premtimet e tij , pra të një kryetari që kërkon edhe një tjetër mandat .

Ndiqni videon më poshtë: