Atletico Madrid e ka humbur mundësinë të marrë primatin në tabelë në La Liga.


Kampioni në fuqi i Spanjës nuk ka arritur më shumë se vetëm një barazim pa gola ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në La Liga.

Griezmann bëri rikthimin në Atletico, por pa lënë gjurmë.

Me këtë barazim, Atletico Madridi ka grumbulluar 11 pikë pas pesë xhirove.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao vendoset i katërti me nëntë pikë.