Arrestohet një person nga Vrapçishti

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50,
efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i
Punëve të Brendshme Gostivar në Vrapçisht të
Gostivarit, e kanë arrestuar 29-vjeçarin M.S. nga ky
fshat, i cili kishte refuzuar urdhërat e policisë dhe
është sillur në mënyrë agresive ndaj tyre, pasi që
paraprakisht kishte marrë pjesë në një aksident
trafiku.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit
për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së
cilës do të përgatitet një parashtresë adekuate.TS