Gjatë ditës së djeshme (13.09.2021) në ora 14:45 minuta në një park në rrugën “11 Tetori”, në Shkup, policia ka privuar nga liria 32 vjeçarin E.D. nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë”, në një librari në rrugën “Gjuro Strugar”, në Shkup. Në bisedë informative me zyrtarët policorë, ai ka pranuar veprën. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.