Dje (13-shtator) në periudhën prej orës 14 deri
më 16:30, pjestarët e policisë nga Departamenti për
Krime Ndërkufitare, Migrim, të Huaj dhe Ripranim
Tetovë, në bashkëpunim me SPB Tetovë dhe
Inspektoratin Shtetëror të Punës, në një kompani në
Tenovë të Tetovës kanë ndaluar dhe arestuar
personat B.N. (56) dhe B.G. (66) nga Republika e
Shqipërisë, të cilët kishin abuzuar me qëndrimin e
tyre turistik në vendin tonë. Dy shtetasit shqiptarë
janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për
procedime të mëtejshme.Tetovasot