Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është ankuar se gjyqtari dhe video asistenti i gjyqtarit (VAR) e prishën derbin e kryeqytetit italian, pasi Lazio doli triumfuese 3:2.

Sergej Milinkovic-Savic dhe Pedro e krijuan një epërsi të hershme për Lazion duke shënuar në minutat 10-të dhe 19-të, përkatësisht.

Roger Ibanez e ktheu Romën në lojë në Stadiumin Olimpik duke shënuar me kokë në minutën e 41-të.

Felipe Anderson e ktheu epërsinë e dy golave për Lazion duke shënuar në portën boshe pas një asisti nga Ciro Immobile në minutën e 63-të.

Jordan Veretout e ktheu Romën sërish në lojë, duke shënuar nga penalltia në minutën e 69-të.

Pas ndeshjes, Mourinho tha: “Fatkeqësisht, një ndeshje fantastike i prish nga gjyqtari dhe VAR-i, të cilët nuk ishin në nivelin e duhur për këtë ndeshje”

“Goli i dytë u ka mundur të ishte 1:1, por u bë 2:0. Një karton i dytë për Lucas Leiva ishte i rëndësishëm po ashtu, sepse të luash kundër 10 futbollistëve bën dallim të madh. Pellegrini e mori të kuqin, por sot Leiva nuk mori asnjë”.

Ai shtoi: “Mendoj se ekipi im ishte më i mirë në fushë sot. Ne e mbizotëruam Lazion dhe i shkaktuam probleme të mëdha”.