ANGAZHMANI I RECIPROCITETIT NGA QEVERIA KOSOVARE NJË MBUSHJE ENERGJIKE PËR BRUXSELIN

Taxhudin Hamidi -Tetovë


Realiteti ballkanik nga të gjitha sondazhet dhe kalkulimet analitike domosdoshmerisht ka ndryshuar.
Ky realitet ka kaluar nga një gjendje në gjendje apsolutisht elegante të dizajnuar nga politikat të barabarta në rajon!?
Para marrëveshjes së Rambujes kishim një gjendje fobike iluzore në rrethanat politike të popullit shqiptar në Kosovë.
Marreveshja e Rambujese e cila ishte nje marreveshje paqesore e cila ndryshoi realiterin në Kosovë dhe me gjerë në trojet ballkanike.
Thyerja e kësaj doktrine të iluzionit fobikë doktrinare e trasuar nga maqineria serbe, me shpalljen e shtetit të ri kosovar, institucionet evropjane arritën etablimin e eksportimit të sistemit demokratik në sferen e barazise dhe reciprocitetit me shume investime kapitale nga me te ndryshmet në trojet të ish jugosllavisë.
Kohën e fundit shqetesimet perfide të strukturave udhëheqëse serbe kamuflojnë opinionin serb me masa patetike gjoja se nuk janë të përgaditur për gjendjen e reciprocitetit.

Ata këtë gjendje e kanë miratuar nga marrëveshja e Rambujesë.
Vetë sociologë nga serbia pohojne se nuk është reale që të blamazhohet populli serbe me këtë realitet të politizuar.
Kosova është shtet i pavarur dhe këtë e di e gjith bota.
Ata si qytetare pranojne gjendjen e reciprocitetit e cila është edhe një orientim i Bruxelit.
Politikat dekonstruktive dhe hemogjene serbe vazhdimisht përmes inkorporimit të të kaluarës me realitetin e sodit tentojn defokusimin e marreveshjeve nderkombetate dhe mohimin e orientim të tyre drejtë BE.
Kosova sot duke mos fshehur këtë të drejtë të reciprocitetit jo vetëm që ndihmonë demokracinë e vendit te saj por edhe njëkohësisht çliron regjionin nga torturat e doktrinave të mallërave dhe tregut në përgjithësi.
Ky gjest i qeverisë së Albin Kurtit po instalon një fryme të Re ne rrjedhat e politikave ballkanike që evropa dhe amerika mundohen nga viti ’90 e deri me sot.
Friga nga e kaluara është një gjendje e cila përshkruan politikat jo të barabarta dhe eksploatuese të popujve shqiptare në rajon.
Akti i Reciprocitetit mes shtetit demokratik Kosovar dhe shtetit i cili vazhdon të jetojë me ëndrat dhe halucinacionet e shekullit të kaluar.

Nga ana tjetër nuk punon për një shtet të barabartë dhe të hapur në rajon dhe me fqinjët por ai akoma aklimatizonë lobin dhe trofete e firmave të trashëguara nga ish Jugosllavia e Titos. Ai nuk kupron se obligohet të jetojë dhe të zhvillohet fale reciprocotetit me kosovën dhe vendet për rreth.
Një proverb nga lindja thotë:”Mos thuaj ishte babai, por trego kush je ti (sot)”!
Qeveria serbe vazhdimisht shtetet e rajonit i kërcënon me politikat inekzistente të kohës së kaluar.
Në ate trashegimi të ish jugosllavisë të gjithë kanë kontribuar paralelisht (duke mos haruar Trepçën).
Kosova nuk është në gjendjen e trajnimit të politikave dhe logjikave të servilizuara.
Ajo ka shtetin e saj sovran e cila vepron konformë rregullave ndërkombëtare.
Kosova është e hapur për dialog me iniciativa për demokraci në fusha të ndryshme për barazi mes shteteve në rajon.
Shteti apo qeveria serbe nuk ka arritur nivelin e pjekurise nacionale të eshallonit politik që të vendos opinionin në gjendje konstruktive para realitetit ndërkombëtarë në raport me shtetin kosovar.
Shteti i kosovës është fakt juridik dhe ndëtkombëtarë.
Me aktin e fundit të reciprocitetit A. Kurti shpagoi një borxh ndaj të gjithe shqiptareve në ballkan e veçanërisht kosovarëve vizavi politikave agresive dhe rigide të shtetit serb.
Po gjithashtu edhe politikat fqinje si kroacija mbështeti këtë akt të reciprocitetit.
Nga ky moment sigurisht se edhe maqedonia dhe qeveria e saj d’të pajiset me njohuri nga guximi i A. Kurtit që maqedonia të fërkoje hundët me bullgarine vetoto e saja.
Serbia nuk d’të pranojë performansat e zhvillimit demokratik të shtetit kosovar nga shkaku se ajo ka investuar shumë në dy segmente te rëndesishme për bllokimin e demokracis të shtetit Kosovar.
Sepse, serbia ka trasheguar taktikat e ish jugoslavisë duke propaganduar se populli shqiptarë nuk mund të organizohet me politikat e saja dhe se serbia paraqet polisin ordiner që pengon terrorizmin islam në evropë.

Një farsë dhe gënjeshtër të cilën evropa e ka kuptuar shumë herët.
Ky akt i pritur i A.Kurtit paralajmëron një gjendje të re se kosova nuk zhvillonë politika bulevardi dhe në korridore, por ajo më është një shtet juridik i pranuar ndërkombtarisht.
Serbia me ketë akt po obligohet të rradhitet në shtetet demokratike që pretendojnë BE-jan.
Ky eshte leksioni demokratik per barazi dhe respekt te ndetsjellte we definitivisht fuhet te mesoje serbia dhe Vucici.
Ky është një leksion i mirë që ia dha Albin Kurti shtetit serbe i cili vazhdimisht nuk respekton ekzistencën dhe praninë e diplomacisë së politikave në rajon.
Këtë stil të dizajnuar politik mundej ta artikulojë një maqineri politike e bazuar në politikat patriotike të kombit shqiptarë i cili ka kaluar përmes represalieve të politikave serbe siç është qeveria e shtetit kosovar.
Sot politika shqiptare nuk është naive dhe paternaliste!
Ajo imponon politika të rezulutave te OKB dhe te BE.
Kosova sot është një lider i demokratizimit dhe barazisë në rajon.
Me këtë shpalosje të angazhimit politik kosova meriton të shpallet nga BE dhe SHBA si nje lider i demokracisë në rajon.
Nga ana tjetër glorifikimi fiktiv i Vuçiçit se ka arritë shkallën e mjaftueshme të lartë në ekonomi nuk tregohet e vërtetë dhe e saktë.
Serbia po alarmon dhe bllokon komunikacionin për të kursyer sërbinë vetëm për 5 EU ne kohzgjatje prej 60 ditë.

Kjo nga aspekti ekonomik tregon se Serbia po kalonë përmes krizave të vështyra ekonomike.
Pesë Eura sot po dëmtojnë ekonomine e qeverise serbe.
Një shtet që ende jeton nga produktet e taksave qe i tubon nga koha para vitit te ’90.
Një shtet që realisht nuk është në gjendje të ballafaqohet me procesin e reciprocitetit dhe të bllokadave për 5 EU që i instalon vetë për të u treguar vazalitetin në ballkan.
Duke e ditur qeveria serbe se skadon marreveshja e Bruxselit me 15 shtatore 2021 ajo organizoi konfetencen me titull:Ballkani i Hapur.
Tani me aktin demokratik dhe juridik te vendosjes së reciprocitetit tentativat konspirative të idese për nje ballkan të hapur perfid, po shembet si një karton e lojrave të filmit vizatues për fëmij.