Ancelotti e tregon sërish se është një zotëri i vërtetë: Nuk i shijoj vuajtjet e të tjerëve, madje as të Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shprehet se nuk është duke pritur me padurim për rezultatet e këqija të klubeve të tjera, përfshirë Barcelonën, pasi iu kërkua të komentonte fillimin e keq të sezonit të rivalit më të madh të skuadrës së tij.


Në fillim të sezonit të ri në La Liga, Barcelona ka dy fitore në pesë ndeshje, dhe përveç kësaj pësuan një humbje të rëndë ndaj Bayern në ndeshjen e raundit të parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:Daja: Ndaj Vllaznisë vetëm për fitore

Presioni ndaj trajnerit Ronald Koeman është i madh, shkruhet pothuajse çdo ditë për largimin e tij dhe situatën e vështirë në klub, dhe Ancelotti gjithashtu foli për gjithçka.

Ashtu siç ka bërë gjithmonë gjatë karrierës së tij, Ancelotti ka treguar edhe një herë pse vlerësohet nga të gjitha klubet dhe theksoi se nuk është i lumtur për rezultatet e dobëta të Barcelonës.

“Nuk jam i lumtur nëse një klubi shkojnë gjërat keq . Jam i fokusuar vetëm në ekipin tim, dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë në një ekip, qoftë Barcelona apo dikush tjetër, kjo nuk më bën të lumtur,” tha Ancelotti në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Villarreal.