Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, kanë vizituar ushtarët serbë në afërsi të pikëkalimit kuftar në Jarinjë.


Blerim Vela, shef i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kësaj vizite duke thënë se Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit.

“Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Ambasadori i Rusisë në Beograd vizituan njësitë ushtarake të grumbulluara në kufirin me Kosovën. Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit për të zhbërë të gjitha investimet e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s në rajon, të cilat e bënë atë paqësore dhe prosperuese” ka shkruar Vela në Twitter.