Ali Ahmeti nga Gostivari: Më 17 Tetor të votoni dhe mbështesni Agjendën e blertë

Në hapjen e Konventës së BDI-së për Zgjedhjet lokale dhe promovimin e kandidatëve për kryetar komunash, kryetari Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke thënë se këto 20 vite janë vetëm vite të sukseseve.


“Sot po hapim konventën për maratonën e radhës të gjashtë përbrenda këtyre 20 viteve, vite të sukseseve të njëpasnjëshme. Si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe në zgjedhjet vendore. Pa asnjë humbje, gjithmonë në krye të tabelës duke siguruar 22 vite radhazi fitore dhe tani sot po hapim konventën kombëtare të radhës për të siguruar dekadën e 3-të për fitore në zgjedhje lokale të Bashkimit Demokratik për Integrim. Shumë kush jo vetëm nga vendorë por edhe ndërkombëtar më pyesin ku është sekreti i gjithë këtij suksesi dhe këtyre fitoreve? Të nderuar vëllezër e motra, nuk duhen shumë gjurmime të bëhen, nuk duhen shumë analiza të bëhen sepse suksesi ka qenë tek ju, tek ju njerëzit e vullnetit të mirë, tek ju njerëzit atdhedashës, patriotë që duani e keni dashur lirinë e vendin dhe keni vënë mbi interesat personale interesin e përgjithshëm dhe jeni bazuar në ofertat, platformat që partitë politike kanë bërë përpara qytetarëve. Andaj suksesi dhe sekreti është se të gjithë aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim nga më i riu tek i moshuari me shpirt e me zemër ka punuar për at platformë, për at program, prandaj ne sot jemi krenarë që kemi mbyll kapituj të rëndësishëm të historisë sonë për çka shqiptarët janë përvluar e dëbuar në vite me radhë”, është shprehur kështu Ahmeti.

Sipas tij, sot shqiptarët i gjenë çdokund, në secilin institucion prandaj i sigurtië se ky ekip që do të votohet më 17 Tetor, do të janë ekip-kuadër me tepër e tepër përforcime.

“Sot më shqiptarët nuk kërkojnë arsim sipëror sepse kanë 3 Universitete. Sot shqiptarët i gjenë në çdo klinikë e çdo digaster duke drejtuar për mrekulli. Sot shqiptarët përdorin gjuhën, kultivojnë traditën, pasurojnë historinë e vet. Po sigurisht që ne e dimë që para nesh ka edhe shumë punë për të bërë. Aq shumë punë janë bërë saqë kur bëjmë një vështrrim përpara vërtetë na duket se edhe shumë përpara kemi për të bërë por ama unë u siguroj ju, siguroj të gjithë qytetarët dhe votuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim po edhe të partive tjera të cilët në të kaluarën nuk kanë votuar për programin e platformën tonë sepse oferta jonë është nga ofertat më të përpunuara, nga ofertat më të studiuara dhe fundja e fundit janë 20 vite investim në kuadro, në specialistë që i dalin zot në të gjitha fushat në të cilat paraqiten në program dhe përpara qytetarëve. Prandaj jam shumë i sigurtë se ekipi për të cilin ne do të votojmë më 17 Tetor, Teuta Arifin në Tetovë, Nevzat Bejtën në Gostivar, Fatmir Deharin në Kërçovë, Ramis Merkon në Strugë, Visar Ganiun në Çair, Blerim Bexhetin në Saraj, Hekuran Dukën në Dibër, Erkan Arifin në Likovë, Urim Ibeskun në Dollnen, Fatmir Izairin në Zhelinë, Besnik Emshiun në Bogovinë, Nuhi Nezirin në Tearcë, Nebi Rexhepin në Vrapçisht, Alija Jaoskin në Pllasnicë, Ejup Abazin në Studeniçan, Suat Shaqirin në Çashkë, Arkin Jahii në Bërvenicë, Ridvan Ibrahimin në Haraçinë, Osman Shukriun për Prespë, janë ekip-kuadër me tepër e tepër përforcime, me specialistë të fushave ku ne po përgatitemi dhe kemi hapur një faqe të re e të rëndësishme në historinë e vendit tonë dhe të gjithë me padurim dhe me shumë kurreshtje me 5 Qershor me rastin e ditëlindjes së Bashkimit Demokratik për Integrim prisnin se kush do të jetë krisma e radhës në 5 Qershor dhe me ç’opsion dhe platformë e filozofi do të dalë Bashkimi Demokratik për Integrim”, ka theksuar më tej Ahmeti.

Ahmeti sonte në Gostivar në hapjen e Konventës për Zgjedhjet lokale ka shtuar se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk bën marrëveshje të copëzuara por del me platforma të përpunuara dhe me 5
Qershor siç dolëm para 1 viti për Kryeministër të parë shqiptar tani dolëm me agjendë tepër të përpunuar, e blerta që është edhe jeta.

“Ata të cilët kishin vetëm se njohuri sipërfaqësore për filozofinë e thellë të BDI-së kapeshin pas skajeve. Jo kanë bërë marrëveshje për qytetin e Shkupit, jo kanë bërë marrëveshje këtu, jo kanë bërë marrëveshje aty. Asnjëherë Bashkimi Demokratik për Integrim nuk bën marrëveshje të copëzuara por del me platforma të përpunuara dhe me 5 Qershor siç dolëm para 1 viti për Kryeministër të parë shqiptar tani dolëm me agjendë tepër të përpunuar, e blerta që është edhe jeta. Andaj shumë kush që i vëni në pikëpyetje para 1 viti të 5 Qershorit se s’bëhet Kryeministri shqiptar. A u bë? Po ca skeptikë thonë po pse është bërë vetëm 100 ditë. Ka ngjarje në histori vetëm 3 ditë kanë zgjat por kanë mbet shekuj në histori dhe ne e thyem akullin, ne jemi ata të guximshmit që thejmë barrikada. Barrikadat i thyem dhe 100 ditëshi i fundit në zgjedhjet e radhës do të jetë me Kryeministër shqiptar. Dhe tani përsëri ka skeptikë për agjendën e blertë, për agjendën e jetës, por ama ne jemi ata të guximit, ne marrim vendime të guximshme dhe pikërisht kjo agjendë kërkon ekspertë, kërkon njohuri, kërkon maturi dhe a do bëhet? Siç thash për kryeministrin shqiptar sigurisht jo vetëm që besoj por edhe do bëhet edhe tani jo vetëm që besoj por edhe do bëhet edhe do e jetësojmë edhe do e materializojmë”, ka theksuar kështu në Gostivar, kryetari i BDI-së Ahmeti.

“Të nderuar vëllezër e motra para nesh ka edhe detyra të cilat në vazhdimësi duhet që ti ndjekim, në vazhdimësi duhet ti qartësojmë përpara opinionit, përpara njerëzve të cilët neve na besojnë. Reformat në vend assesi nuk duhet ndalur, si reformat në gjyqësi, si vetingu që e kemi ngritur dhe në vazhdimësi po punojmë që ai të jetë i suksesshëm. Në luftë të përhershme kundër krimit dhe korrupsionit por ama ne nuk harrojmë edhe marrëdhëniet me fqinjët ashtu siç zgjodhëm problemin me palën greke gjithashtu do zgjidhim problemin edhe me palën bullgare sepse nuk duam që të kemi nërskëmza e pengesa drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian si alternativë e vetme për ne. Me ekipet me kuadrot që ka BDI në të gjitha frontet, në të gjitha përballjet, do të dalë me sukses. Me sukses do të dalim edhe në këto zgjedhje lokale sepse vërtetë me zemër punojmë që vendin tonë ta zbukurojmë. Vërtetë me përkushtim punojmë që vendin edhe ma mirë se dje ta bëjmë e ta ndryshojmë. Sot më se e nevojshmë është të kemi ambient të pastër, të kemi mundësi për një jetë edhe më të shëndetshme. A janë mundësitë? Po sigurisht se janë mundësitë. A mund të bëhen. Po sigurisht që mund të bëhen”, ka thënë kështu kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Për fund, Ahmeti ka ftuar të gjithë që më 17 Tetor të votojnë dhe mbështesin këtë Agjendë të guximshme.

“Ne nuk kërkojmë të hypim në Galaksi. Ne kërkojmë që gjërat për toke ti bëjmë dhe mundësitë reale janë, kështu që me 17 Tetor, jo vetëm ata që për 20 vite kanë votuar Bashkimin Demokratik për Integrim sepse ne nuk kemi punuar vetëm për një pjesë të shqiptarëve këtu në Republikën e Maqedonisë, ne kemi punuar për gjithë shqiptarët, ne kemi investuar për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për shqiptarët, maqedonët, serbët, turqit, boshnjakët, romët. Prandaj i ftojmë të gjithë që me 17 Tetor të votojnë dhe të mbështesin këtë agjendë të guximshme, këtë agjendë e cila pasuron shëndetin e tyre, këtë agjendë vërtetë e mrekullueshme për çdo qytetarë. Prandaj në radhë të parë i thrras të gjithë shqiptarët le të na votojnë, le ti votojnë më të mirët le ti votojnë eksportet që dinë të menaxhojnë e punojnë në këtë fushë. Prandaj të nderuar vëllezër e motra me 17 Tetor mos hezitoni kërkoni përkrahjen e çdo votuesi sepse votoni për më mirë, votoni për një begati më të fortë jetësore. Falemnderit shumë. Rrofshi e qofshi”, ka vlerësuar për fund në Konventën e BDI-së në Gostivar, Ali Ahmeti.