Kryetari i nëndegës së Aleancës për Shqiptarët në fshtain Trebosh, Kasam Arifi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me këtë parti, transmeton TetovaSot.


Kasam Arifi thotë se dorëheqja vjen si pasojë e mospërfilljes nga kryesia e degës për Zhelinën në përzgjedhjen e listave për këshilltarë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, si dhe pakënaqësisë me mënyrë se si disa udhëheqës të degës së ASH-së në kuadër të komunës së Zhelinës bëjnë marrëveshje dhe pazarllëqe të fshehta, duke mos u konsultuar me degën në Trebosh.

“Ky angazhim është fyes për gjithë punën tonë deri në këto momente dhe gjithë atyre votuesve që na kanë përkrahur në zgjedhjet parlamentare, ku zona jonë doli fituese.

Ky akt i vendimeve në mënyrë tinzare na revoltoi si nëndegë duke pasyr parasysh angazhimin tonë të ndershëm për punët që kemi bërë.

Si kryetar I nëndegës për fshatin Trebosh, e ndjej si obligim moral t`u kërkoj falje publike votesve që më dhanë përkrahjen dhe besimin në këtë detyrë. “, reagojnë nga kjo nëndegë. /TetovaSot