Afër 90 % të viktimave nga Covid-19 janë të pavaksinuar

Ministri i shëndetësisë në largim, Venko Filipçe, në një intervistë të shkurtë për Sitel, ka sqaruar që afër 90 përqind e vdekjeve që regjistrohen nga Kovid-19, janë qytetarë të pavaksinuar kundër këtij virusi.


“Tash kemi një pandemi, virus i cili shumë po shpërndahet te qytetarët e pavaksinuar. Një përqindje e madh nga numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar, 81-88 janë të pavaksinuar. Gjithashtu është e madhe përqindja edhe e pacientëve që kanë ndërruar jetë , afër 90 përqind janë të pavaksinuar”.

Ai vlerësoi që me fillimin e procesit të vaksinimit, gjendja epidemiologjike është përmirësuar, por vetëm te qytetarët e vaksinuar, ndërkohë vlerësoi që qytetarët nuk kanë asnjë argument pse mos të vaksinohen.

“Ne presim që të dalin studimet klinike që i bën kompania “Pfizer”, e cila tashmë është e vetmja aq përpara në lidhje me hulumtimet për dozën e tretë. Sipas paralajmërime, doza e tretë me siguri do të jetë e nevojshme për të gjithë qytetarët, por akoma është herët, i presim studimet zyrtare të dalin dhe pastaj do të dalim me rekomandim përkatës”, deklaroi Filipçe.

Filipçe alarmoi që gjatë muajve të vjeshtës, mundësia për rritjen e rasteve të reja me Kovid-19 do të jetë e madhe, ndërkohë nuk sqaroi a do të jetë vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit shtetëror, sikurse ka ndodhur në disa vende evropiane.