Disa të rinj sot protestuan si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit kërkuan drejtësi nga prokuroria dhe institucionet përkatëse, duke marshuar nga qendra deri tek komuna e më pas deri tek selia e BDI-së. Protesta eskaloi me fyerje ndaj nënës shqiptare, gruas shqiptare ku protestuesit filluan të shajnë policët që ndalonin që protesta mos eskalojë, por ata vazhduan duke sulmuar e më pas duke sharë edhe lider politik edhe policë.


Nuk dihet ende nëse ASH-ja e Ziadin Selës do të distancohet nga kjo protestë ku u shajtë nëna shqiptare?

Ndryshe ditë më parë ASh-ja në protestën paqësore të “Ballistëve” bëri thirrje hapur për të mbështetur protestën duke treguar se si të organizohen.

“Ftohen anëtarët dhe simpatizantët e Aleancës që saaaa më masovikisht të mbështesin marshin e Ballistëve, por PA SIMBOLE DHE BROHORITJE PARTIAKE. Viktimat meritojnë nderim të veçantë, ndërsa familjet e tyre drejtëtësi.
Po, sepse në asnjë rast nuk duam të politizojmë këtë marsh fisnik të Ballistëve, kryetari i ASH-së dhe eksponentët kryesorë nuk do të jenë të pranishëm fizikisht, por çdo aktivist dhe simpatizant si QYTETARË duhet të merr pjesë!” ishte thirrja e shefit të depertamentit të Informimit në ASH.