Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 199 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 44 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për vozitësit të cilët nuk kanë poseduar patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 10 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe katër gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 6 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për vozitësit fillestar, 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 33 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 50 për parkim të parregullt.