Një djalë 15-vjeçar nga Teksasi qëlloi familjen dhe dy qentë e tij dhe më pas postoi fotografi të trupave të tyre në mediat sociale para se të vriste veten kur mbërriti policia.


William Quince Colburn III doli në mediat sociale ku edhe pranoi vrasjen e prindërve dhe motrës së tij para se të ndante imazhe të familjes së tij të vrarë dhe të kërcënonte se do të kryente sulm në një shkollë.

Postimet i çuan policët vendas në shtëpinë e tij RV në Aransas Pass, ku ata u përpoqën ta nxirnin jashtë – por adoleshenti qëlloi veten për vdekje.

Brenda shtëpisë ata gjetën 63-vjeçarin William Colburn Jr., 53-vjeçaren Jana Colburn, Colburn III dhe 13-vjeçaren Emma Colburn.

Sherifi i Qarkut San Patricio Oscar Rivera tha se ishte e paqartë se cilën shkollë mund të kishte kërcënuar adoleshenti. Ai tha se i riu nuk ishte regjistruar në asnjë shkollë lokale dhe autoritetet besojnë se ai ishte i shkolluar në shtëpi.

Ai tha se adoleshenti kishte të paktën dy armë.