Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka përkujtuar sot 20-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001 informon Tetovasot.
“Sot kujtojmë me respekt të gjithë viktimat nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në 🇺🇸 dhe të gjithë ata që humbën jetën në këto dy dekada duke u përpjekur ta bëjnë botën një vend më të sigurt për të gjithë ne” ka deklaruar Grubi.
Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.Tetovasot