Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot njoftoi se gjatë qëndrimit të tij në Bruksel do të përcjell zhgënjimin e qytetarëve maqedonas dhe do të prezantojë të ashtuquajturin propozimin francez plus

“Unë nuk po udhëtoj atje për të paraqitur planin, por Plani i Rritjes është në agjendë. Do të ha një drekë pune me Presidentin e vjetër dhe të ri të KE-së, von der Leyen. Nëse është fjala për procesin e integrimeve evropiane, unë jam ai që duhet të mbroj interesat tona kombëtare maqedonase.

Tani kemi më shumë argumente. Ne duam të përcjellim zhgënjimin që ndjejnë qytetarët maqedonas atje, zhgënjimi është i madh. Për më shumë se një dekadë e gjysmë nuk kemi mundur t’i fillojmë negociatat me BE-në sepse ka pengesa të imponuara artificialisht që asnjë vend nuk i ka pasur, siç i kemi ne”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke paralajmëruar vizitën e tij në Bruksel dhe në prezantimin e propozimit francez plus për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar.

Kryeministri përsëriti qëndrimin e tij se “mjaft më disfata dhe politika dhe diplomacia e shtyllës së lakuar kurrizore dhe puthje të këpucëve”.

“Ne duam të flasim për vlerat, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të dimë se siç na është premtuar në vitin 2018 se maksimumi për 3-4-5 vjet do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi pjesë e BE-së. Të gjitha të tjerat janë histori dhe kurthe në të cilat nuk kam ndërmend të biem”, tha Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume