Kryeministri britanik, Rishi Sunak pohoi se do të paraqesë një formë të re të Shërbimit Kombëtar të detyrueshëm për të rinjtë, nëse konservatorët fitojnë zgjedhjet e përgjithshme.


Në njoftimin e pare politik të fushatës, Sunak shpalosi një plan i cili u krijon 18 vjeçarëve mundësinë për zgjedhjen e një pozicioni ushtarak me kohë të plotë për 12 muaj, ose një skemë për punë vullnetare çdo fundjavë të një muaji, për një vit. Vendosja do të jetë selective dhe do të realizohet me anë të testeve për të parë se kush është i përshtatshëm për forcat e armatosura.

Opsioni i vullnetarizmit parashikon që të rinjtë të kalojnë kohë me policinë, zjarrfikësit, ose organizata bamirëse, sipas mediave vendase. Sunak insiston se modeli i ri do t’u ofrojë të rinjëve “një mundësi për të ndryshuar jetën” dhe do t’i lejojë ata të mësojnë “aftësitë e botës reale”. Në një letër botuar nga Mail on Sunday, ai e ben te qarte se “ atyre që ankohen se ta bësh shërbimin të detyrueshëm është e paarsyeshme, unë u them se shtetësia sjell me vete detyrime, por edhe të drejta.

Të jesh britanik ka të bëjë më shumë sesa thjesht radhën në të cilën futesh në kontrollin e pasaportave”, shprehet kryeministri britanik. Shërbimi Kombëtar hyri në fuqi në Britaninë e Madhe në janar të vitit 1949 dhe nënkuptonte se të gjithë meshkujt e përgatitur fizikisht të moshës 17-21 vjeç duhej të shërbenin në një nga forcat e armatosura për një periudhë 18-mujore. Konservatorët vlerësojnë se programi do t’i kushtojë vendit 2.5 miliardë paund në vit deri në vitin 2029-2030 .