Moderatori i njohur Robert Berisha, së fundmi i komentuar dhe për hyrjen e tij në formatin e “Ferma VIP”, asnjëherë nuk është kursyer për të folur më shumë detaje rreth marrëdhënies së tij me Ana Skrelin.


Ai ka treguar për publikun se partnerja e tij më e re është 23-vjeçe, me origjinë nga Ulqini por jeton në Amerikë.

Më pas Roberti ka hyrë më në detaje se si është njohur me Anën duke u shprehur:

“Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë me një dasmë në Nju Jork, më ka parë me një story dhe kështu kemi hyrë në kontakt. Nuk e ka ditur se kush jam, hiç.”

Gjithashtu, ai u shpreh se ndihet shumë mirë me të dhe nuk e përjashton mundësinë e një dasme.

“Jam rehatuar shumë me të. Quhet Ana Maria. Pse të mos bëj dasmë. Dasmën e dytë do ta bëj ndryshe. Do ta bëj jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël.”