Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u dërgua në spital pasi u qëllua dhe u plagos të mërkurën, sipas mediave shtetërore.


Sipas agjencisë së lajmeve TASR, incidenti ndodhi kur një sulmues qëlloi disa të shtëna para Shtëpisë së Kulturës në qytetin qendror Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë.

Sulmuesi u arrestua pas sulmit, raportuan mediat.

Televizioni lokal JOJ raportoi se një burrë në turmë hapi zjarr ndaj kryeministrit kur ai doli nga ndërtesa për të përshëndetur banorët e qytetit.