Nëpër Burgjet e Maqedonisë së Veriut janë bërë përmirësime lidhur me higjienën dhe kushtet e qelive, por mbetet i pandryshuar trajtimi ndaj personave të privuar nga liria nga ana e policisë, kurse korrupsioni vazhdon të mbetet i pranishëm tek personeli i burgut – thuhet në Raportin më të ri të Komitetit Evropian për parandalimin e torturës pranë Këshillit të Evropës.


Raporti është përgatitur në bazë të shqyrtimeve të një ekipi të Komitetit gjatë vizitës periodike të vendit në Tetor të vitit të kaluar, kurse krahasimet janë bërë me vitin 2019.

Sic thuhet në dokument, fokusi i vizitës është vënë në trajtimin policor, duke llogaritur edhe ankesat për maltretim policor dhe kushteve në repartet e burgjeve në Tetovë, si dhe për trajtimin dhe kushtet e jetës të pacientëve në dy spitale psikiatrike.

Në Raport, Komiteti konkludon se në Maqedoninë e Veriut nuk janë bërë progrese në trajtimin e të burgosurve nga ana e policisë krahasuar me vizitën e mëparshme të vitit 2019.

Komiteti vlerëson se trupi i formuar paradokohe për përgjegjësi policore respektivisht Mekanizmi për mbikëqyrje të jashtme të policisë, duhet të mbështetet me miratimin e metodologjisë për zbatimin e hetimeve efektive për pretendimit për maltretime dhe tortura në bazë të rekomandimeve.

Komiteti potencon se publikimi i raporti është bërë konform procedurës për publikim automatik me pëlqim të autoriteteve të vendit.