Ronela Hajati, këngëtarja karizmatike është bërë “viktima” e fundit e një kamere të fshehtë.


Një situatë e pakëndshme u zhvillua kur shoqja e saj e ngushtë, Megi, e futi në një lojë pa e ditur, duke i prezantuar këngëtares të dashurin e saj të ri.

Gjithçka filloi si një takim normal miqësor, por atmosfera u ndërlikua kur shoqja e këngëtares u largua për një moment, duke e lënë Ronelën vetëm me partnerin e ri të Megit.

Ky i fundit, që ishte pjesë e skenarit të kamerës së fshehtë, filloi të sillte muhabetet e tij të çuditshme dhe më pas kaloi në sjellje flirtuese ndaj këngëtares.

Ronela mbajti qëndrimin dhe nuk u përgjigj në të njëjtin mënyrë, duke ruajtur dinjitetin dhe respektin ndaj shoqes së saj.