Personi i parë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell, beson se nevojitet një administratë e fortë në Palestinë për të patur paqe në Lindjen e Mesme. Borrell u takua me kryeministrin palestinez Mohamed Mustafa ku diskutuan për forcimin e administratës palestineze.


“Një Autoritet Palestinez funksional është gjithashtu në interesin e Izraelit, sepse për të arritur paqen, ne kemi nevojë për një Autoritet Palestinez të fortë, jo një më të dobët.”
tha Borel pak para bisedimeve me Mustafën.

Palestina ka punuar shumë për të fituar njohjen nga gjithnjë e më shumë vende evropiane që kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë më 10 maj që konfirmoi se Palestina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim të plotë në OKB.

Vendet e fundit evropiane që e njohën Palestinën si shtet të pavarur janë Spanja, Norvegjia dhe Irlanda dhe gatishmëri për një gjë të tillë kanë shprehur edhe Sllovenia dhe Malta.