Të premtën rreth orës 18:00 në Gjermani, më saktë pranë kufirit shtetëror Mecklenburg-Pomerania tre kamionë janë përplasur mes vete.


Sipas policisë, aksidenti ndodhi pasi njëri nga kamionët e kompanisë së njëjtë pati problem më gomën, duke u ndalur kështu për parkim.

Shoferi i kamionit të tretë nuk e vuri re situatën dhe u përplas me dy kamionët e ndalur.

Siç njofton policia gjermane për Bild, përcjell Klankosova.tv, përplasja ka shkaktuar rrjedhje të naftës dhe gjysmërimorkio ka shpërthyer në flakë.

Derisa, bëhet e ditur se shoferët shpëtuan, anipse me lëndime trupore.

Nga pamjet shihet se rruga ku ishin përplasur kamionët ishte e mbushur me mish derri.