Nga Qendra për Menaxhim me Kriza konfirmuan se kupola e sallës, e cila është vendosur para dhjetë ditësh, ka marrë flakë dhe për momentin janë duke intervenuar zjarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Pamjet tregojnë se një pjesë e madhe e sallës është në flakë.


Salla Universale ka filluar të rinovohet një muaj më parë dhe Ministria e Kulturës është përgjegjëse për rikonstruksionin.
Ende nuk ka informacione për shkakun e zjarrit.