Në 24 orët e fundit në numrin e vetëm të Urgjencës 112 në Qendrën për Menaxhimi me Kriza (QMK) janë regjistruar 20 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave tre janë ende aktive.


“QRMK Shtip njoftoi se zjarrfikësit nga NjTKZ Makedonska Kamenicë dje në orën 12:00 kanë intervenuar në zjarrin pyjor në atarin e fshatit Dulicë ku u dogj sipërfaqe pyjore. Në teren dolën më shumë ekipe: tre zjarrfikës me një automjet, katër punëtorë të pylltarisë me një automjet të terrenit, nga NP ‘Pyjet kombëtare’ – filiali ‘Gollak’ nga Dellçeva me pesë të punësuar, nga NjTKZ Vinicë dhe një shoqëri vullnetare me dy automjete dhe gjashtë vullnetarë nga NjTKZ Koçani së bashku me një shoqëri vullnetare me një automjet dhe pesë vullnetarë. Në orën 19:30, zjarri është vënë nën kontroll. Të gjitha ekipet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes që në orët e mëngjesit të sotëm të dalin përsëri në terren për të lokalizuar zjarrin në pyll. Është djegur një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh”, njofton QMK.

Nga QRMK Tetovë njoftojnë se pasdite dje vonë ka rënë zjarr në pyll në terren të paarritshëm mbi fshatin Gjermë, ku digjet sipërfaqe pyjore, gjethe dhe bimësi e ulët. Nga Parku kombëtarë “Mali Sharr” nuk ka mundur të intervenohet mbi zjarrin. Nga QMK-ja thonë se gjatë ditës së sotme është planifikuar të intervenohet, nëse gjatë natës nuk shuhet vetë.

“Në orën 20:35 në 112 në QMK janë marrë paralajmërime për zjarr edhe mbi fshatin Sellcë, ku menjëherë është njoftuar NP ‘Mali Sharr’. QMK-ja është njoftuar se Parku kombëtar do të ndërhyjë gjatë ditës nëse zjarri nuk shuhet vetë gjatë natës”, thuhet në njoftim.

Nga QRMK njoftojnë se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.959 thirrje në numrin 112, prej tyre “reale” kanë qenë 54,47 për qind e thirrjeve, ndërsa 45,53 për qind ishin për nevoja të tjera jo urgjente. Drejt policisë janë udhëzuar 54 për qind, 39 për qind drejt urgjencës mjekësore dhe 6,45 për qind drejt zjarrfikësve nga thirrjet reale në 112 në QMK.

QMK apelon që të mos digjet bimësi e ulët në ambient të hapur, të pastrohen rregullisht kanalet ujore lokale dhe të mos hidhen mbeturina në to.