Policët e Maqedonisë me helikopter vërejnë se një person ikte nga Haraçina drejt Kosovës – arrestohet 29-vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se kanë arrestuar një 29-vjeçar nga Vitia e Kosovës, pasi i njëjti kërkohej me fletarrest nga Kosova e ndërkaq është kapur nga Policia e Maqedonisë teksa ikte me motor nga Haraçina për në Kosovë, nëpërmjet fshatit Tanushë.

“Më datë 01.04.2024 në atarin e fshatit Tanushë nga policët e Byrosë për siguri publike, nga helikopteri policor është vërejtur se një person lëvizë me motor nga fshati Haraçinë drejt Kosovës. Nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë dhënë shenjë për të ndaluar, por personi nuk ka ndaluar pas çfarë janë marrë aktivitete dhe masa shtesë dhe personi është ndaluar dhe privuar nga liria. Është konstatuar se bëhet fjalë për B.S.(29)nga Vitia e Kosovës dhe se për të është shpallur fletarrest ndërkombëtar nga Kosova për shkak të veprës penale”, thanë nga MBP-ja.