Kandidati i Frontit Europian për zgjedhjet Presidenciale, Bujar Osmani, në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në Tv Klan Macedonia, tha se plani 9 pikësh po keqpërdoret për fushatë dhe është luftë hibride, pasi si kryesues i OSBE-së gjithmonë ka ndihmuar në faktorizimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare.


Osmani tha se ai është gjysëm kosovar, ndaj lidhja e tij me Kosovën është dhe familjare përveç se asaj politike.

“Unë jam gjysëm Kosovar, gjysmën e familjes e kam në Kosovë dhe si nismë e OSBE-së unë më 26 maj kam qenë në Prishtinë gjatë gjithë ditës me z.Albin Kurti dhe po e shikon situatën në veri. Ndaj në si OSBE kërkuam që vetëm të krijohet një distancë fizike midis forcave speciale policore të të sy shteteve, sepse kërkesa ishte që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjen e Brukselit, dhe kontrollin në Veri ta mbajnë forcat e Kosovës që të shmanget një deeskalim më I madh I situatës. Plani i përfolur ishte vendim i kryesisë së OSBE-në natyrisht me konsultime të ndryshme, ndaj kjo luftë hibride që po bëhët, që po keqpërdoret Kosova për fushatë këtu është pa sens. Unë kam ndërmjetësuar shumë që Kosova të përfaqësohet fuqishëm në sferën ndëkombëtare, kam lobuar që Ukrainë të mos votoj kundër Kosovës në Këshillin e Europës”, tha Osmani.