Pesë shtete amerikane nga Teksasi në Florida përballen me një mot të përkeqësuar ndjeshëm e përgatiten këtë javë për tornado e bashke me to, edhe për dëme të mëdha.


14 tornado janë konfirmuar në Teksas, Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Florida, thonë mediat vendase. Përveç tornadove, sistemi i stuhive prodhoi gjithashtu emergjenca përmbytjesh nga Teksasi lindor në Neë Orleans, Luiziana dhe Tallahassee. Tornadoja e fundit e konfirmuar u përplas të enjten në Bakersville, Florida, por ende nuk ka detaje rreth fuqisë së saj apo shkallës së dëmeve të shkaktuara. Të paktën tre vetë humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën pasi 6 tromba shkatërrimtare ajri kaluan në muajin mars në Indiana, Kentaki dhe Ohio.

Viktimat vdiqën në rulotat e tyre nga “traumat e shkaktuara prej goditjesh të dhunshme”, ndërsa shumica e të lënduarve kishin gjymtyrë të thyera. Banorë vendas thanë se nuk kishin përjetuar kurrë diçka të tillë, edhe pse tornado nuk janë një fenomen i pazakontë për zonën. Fuqia e tyre këtë radhë megjithatë, ishte më e madhe. Lugina e Ohajos përballet dhe tani me një kërcënim të ngjashëm, si dhe vërshime ujërash, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet dhe nga breshëri.

Top Channel