MPB njofton se kanë ndaluar një person nga Kavadari i cili është kapur duke vjedhur.


“Me datë 11.04.2024 rreth orës 03:00, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB Shkup, kanë ndaluar K.D.(18) nga Kavadari, me vendbanim në Shkup.

Ai u kap në tentativë për të kryer një “vjedhje të rëndë” në një filial të bankës në zonën e komunës së Aerodromit.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.