Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi në Pressing.


Ai tha se përmendorja e Thaçit është 100 metra alltan.

“Hashim Thaçin jo që e keni çu në Hagë, po sytë me ja nxjerrë, këmbët me ja pre, duart e kokën. Përmendorja e Hashim Thaçit prej tokës 100 metra është alltan, si udhëheqësi i kryengritjes më të ngritur të kombit të shekullit 21. Se mbërrini dot ju atë, na leni rehat”, i tha Thaçi analistit Ramabaja në Pressing.

“Kjo është retorike banale”, i tha analisti Ramabaja atij.

“Nuk është hiç retorikë banale. Vetëm jeni duke deshtë me marrë hak”, ia ktheu Thaçi Ramabajës.