Analisti Blerim Latifi tha se kryeministri Albin Kurti e shikon vetën si një lider në ardhje i botës shqiptare.


“Albin Kurti kurrë nuk e ka fsheh me projektu fuqinë politike jashtë Kosovës. Albin Kurti e shikon vetën si një lider në ardhje i botës shqiptare, i cili përcakton se kush ka me qenë faktor politik në Maqedoni, në Luginë të Preshëvës, në Mal të Zi e Shqipëri….”, tha Latifi në Pressing të T7.
Latifi tha se Kurti në Maqedoninë e Veriut është bërë edhe me parti vehabiste vetëm që ta “heke qafe” Ali Ahmetin.

“Në Maqedoni pengesa kryesore është Ali Ahmeti, njeriu që simbolizon krejt atë që kanë arritë shqiptarët pas vitit 2001. Tash qëllimi i Kurtit është me hek qafesh Ali Ahmetin, për qata është ba me ato parti që janë pro-turke, janë islamiste janë vehabiste, janë dreqi i biri…Është bo me to me heke qafesh Ali Ahmetin, kjo është loja e madhe që po zhvillohet atje”, tha Latifi.