Më datë 08.04.2024 në ora 13:15 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën “180” në Tetovë janë kapluar nga zjarri mbeturinat jashtë kontejnerëve, me ç’rast janë dëmtuar vetura “Audi” me targa të Tetovës, në pronësi të A.B.(48) nga Tetova dhe vetura “Volkswagen” me marka regjistrimi të tetovës në pronësi të R.S.(58) nga Tetova. Ekipi nga Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Është kryer inspektimi nga Ekipi i SPB Tetovë. TS