Panelistët në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Klan Macedonia diskutuan mbi aktualitetin politik zgjedhor në vend.


Analisti Besim Hoda tha se mendësia e palës maqedone në politikë nuk ka ndryshuar.

Hoda shtoi se në Maqedoni ende ka probleme bazike qytetare që duhet të zgjidhen, si nga përfaqësimi etnik e poashtu dhe te rastet gjyqësore.

“Në këto 20 vite, vota e maqedonasve shkon për VMRO-në. Kjo duhet të jetë shqetësuese, sepse është politikë nacionaliste, një politikë që nuk ka ndryshuar. Pra mund të them se mentaliteti i palës maqedone nuk ka ndryshuar. Më duhet të them se Mijallkovi dhe Jankullovska, në krye të detyrës kanë kërcënuar shqiptarët duke komunikuar me njëri tjetrin, për shfarosje etnike dhe po këta individë nuk u dënuar nga ky pushtet për krimet që kanë bërë. Në Maqedoni, kompania më e madhe investitore është nga Shqipëria dhe shqiptarët aty i kemi me zero përqind, poashtu kemi ende rastet e montuara që duhet zgjidhur. Mendoni që ende në sondazhet e fundit në Maqedoni del Nikolla Gruevski si politikan i pëlqyer…”, deklaroi Hoda.