Dy tunele, që do të shfrytëzoheshin për t’u arratisur të burgosurit, janë zbuluar në Burgun e Idrizovës, njofton “360 shkallë”.


Mes të burgosurve, janë gjetur edhe shumë mjete të palejuara.

Dyshohet se përgatitej një “përleshje” mes dy grupeve kriminale dhe për këtë është realizuar bastisja.

Nga MPB zyrtarisht njoftuan se Prokuroria ka kërkuar nga ata asistencë për të realizuar bastisje në më shumë hapësira, por nuk japin më shumë detaje.