Analisti Dukagjin Gorani në emisionin Pressing, ka folur për involvimin e Kosovës në zgjedhje në Maqedoni. Gorani tha se kjo është një situatë e llahtarshme.


“Njëkohësisht përzihemi në Maqedoni dhe njëkohësisht insistojmë që mos ketë përzierje mbrenda sferës sonë sovrane”, është shprehur Gorani.

Tutje, ai tha se përfshirja e qeverisë Kurti në zgjedhjet në Maqedoni është malicioze. Bëhet fjalë për agjenda partiake.