Biden: Vendimi i Gjykatës së Lartë të Floridës për të kufizuar abortin është skandaloz

Presidenti amerikan, Joe Biden u bëri thirrje sot votuesve në Florida që të sigurohen që “zëri i tyre të dëgjohet” në nëntor pasi Gjykata e Lartë e shtetit miratoi një ligj që ndalon abortin pas gjashtë javësh të shtatzënisë. Ai e quajti këtë vendim si “ekstrem” dhe “skandaloz”.
Sipas tij, kufizime të tilla vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e miliona grave.