Grupi gjerman i linjës ajrore Lufthansa tha të dielën se do të pezullonte fluturimet për në Amman, Erbil dhe Tel Aviv deri të martën dhe fluturimet për në Bejrut dhe Teheran deri të enjten, për shkak të agresionit iranian kundër Izrealit.


Grupi, i cili përfshin kompaninë ajrore gjermane, si dhe linjat ajrore zvicerane dhe austriake, tha në një deklaratë se ishte duke vlerësuar vazhdimisht situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet, raporton Reuters.

Kompania kishte paralajmëruar të Premten se do të pezullonte fluturimet drejt Teheranit deri më 18 prill dhe nuk do të përdorte hapësirën ajrore iraniane gjatë kësaj kohe.