Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka përkujtuar Enver Haradinajn, në 19 vjetorin e ndarjes së padrejtë nga jeta.


Ahmeti thotë se kulla e Haradinajve i fali Kosovës trimërinë, guximin dhe gjakun e bijve të saj në rrugën drejt lirisë.

Sipas Ahmetit, Enveri me pushkën e tij la gjurmë të pashlyeshme dhe të paharueshme në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Statusi i plotë:

Kulla e Haradinajve i fali Kosovës trimërinë, guximin dhe gjakun e bijve të saj në rrugën drejt lirisë. Sot i bashkohem kujtimit të kësaj vatre atdhetare në 19 vjetorin e ndarjes së padrejtë nga jeta të Enver Haradinajt duke rikujtuar me krenari gjurmët e pashlyeshme që Enveri me pushkën e tij në krahë i la në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarinë kombëtare të Enver Haradinajt, të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!
LAVDI!