Sondazhi fallco i VLEN-it, reagon edhe Anita Latifi

Pas sondazhit fallco që shpërndau opozita shqiptare kanë nisur shumë reagime nga analistët dhe opinionistët e vendit duke kritikuar opozitën shqiptare.


Anita Latifi thotë se e postoj kush e postoj anketën – kush me vetdije se është e rrejshme, kush pa vetdije – tash ndaluni më… mos vije puna tu dasht të veni vetulla, të ngelni pa sy

“OK, e postoj kush e postoj anketën – kush me vetdije se është e rrejshme, kush pa vetdije – tash ndaluni më… mos vije puna tu dasht të veni vetulla, të ngelni pa sy” ka shkruar Latifi

Ndryshe Drejtori i Instituti për Kërkime Politike, IPIS Shkup, Vladimir Bozinovski, nëpërmes një deklarate me shkrim eksluzivisht për TS.mk ka demantuar të dhënat e botuara në Facebook nga ana e opozitës e që lidhet me një “sondazh” kinse të përgatitur nga IPIS.

Sipas drejtorit anketa e shpërndarë nga VLEN është e rrejshme. Ai ka thënë se për të njëjtën do të flasë nesër.

“Është shpërndarë një sondazh i rremë për të cilin thuhet se e kemi bërë ne dhe i njëjti është shpërndarë nëpër disa portale. Po shpërndahet vetëm në mediat shqiptare online dhe thirren nga një përmbajtje inekzistente nga Wikipedia”, thotë Bozhinovski.