Prej sot pasdite nisin reshjet e shiut në Maqedoninë e Veriut, njihuni me parashikimin e motit

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, pasdite dhe gjatë natës me reshje shiu, vende-vende të dendura, nga 20 deri në 40 litra për metër katror, ​​me karakter të rrëmbyeshëm dhe me bubullima të rralla. Në pjesë lokale proceset do të jenë në formë stuhie të përcjella me erë të fortë nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë Celsius.


Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme, në mbrëmje dhe gjatë natës me reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, pasdite në disa pjesë të luginës me erë herë pas here më e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

Sipas DPHM-së, nesër reshjet në male do të kalojnë në formë të borës dhe do të krijohet shtresë e re bore, ndërsa gjatë ditës reshjet e shiut do të kalojnë në borë në disa nga vendet më të larta. Temperatura e ditës të martën do të jetë në rënie. Ditën e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, ndërsa të enjten do të ketë sërish reshje shiu, të cilat në vend do të jenë më të mëdha me karakter të rrëmbyeshëm.