Autorë të panjohur kanë hyrë në xhaminë e Negotinës së Gostivarit dhe kanë shkaktuar dëme në pajisjet ndriçuese brenda objektit

Dje (03-mars) në ora 13:50 në SPB-Tetovë është raportuar se gjatë natës së (02/3-mars), autorë të panjohur kanë hyrë në xhaminë e Negotinës së Gostivarit dhe kanë shkaktuar dëme në pajisjet ndriçuese brenda objektit. Inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.TS