Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor bën thirrje për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në komunikacion gjatë festës së dashurisë dhe të verës.

Festat janë rast i mrekullueshëm për të ndarë lumturinë dhe momentet e paharrueshme me të afërmit dhe të dashurit, por për t’u përjetësuar me dashuri, është e domosdoshme edhe sjellja e përgjegjshme gjatë tyre, veçanërisht nëse merrni pjesë në komunikacionin rrugor.

Prandaj KRSKRR-ja këshillon:

nëse konsumoni alkool – MOS e vozitni automjetin, nëse vendosni të vozitni atëherë MOS konsumoni alkool,nëse konsumoni alkool – përdorni transportin publik ose thirreni taksinë,respektoni rregullat e komunikacionit,vozitni me kujdes dhe kujdesuni për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion,vozitni me ZEMËR!

 

KRSKRR-ja e jep këtë mesazh:

Respektoni jetën dhe shijoni miqësitë.

Nëse e festoni Shën Valentinin – dehuni me dashuri, nëse ngreni dolli për Shën Trifunin – tregoni sjellje të përgjegjshme.

Gëzuar festën e dashurisë dhe të verës!

Vozitni të sigurt!