LSDM-ja i vardiset Kurtit. Me asnjë tjetër nuk kanë kësi komunikimi intensiv – ka deklaruar Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, gjatë një interviste për Tv Alfa, pwrcjell KlanM.

Sipas tij, fillimisht në Kosovë ishin Mariçiqi dhe Zeçeviqi, më pas Pendarovski dhe në fund Kurti erdhi në Maqedoni. Nënkryetari I opozitës maqedonase, sic njofton KlanM, thotë se ka pritur që socialdemokratët t`i dënojnë përpjekjet e Kurtit për implikim në cështjet e brendshme të Maqedonisë.

“Nuk shoh se I dënojnë veprimet, por shkojnë dhe gjunjëzohen, për shkak se besojnë se do t`u ndihmojë që t`I lus Shqiptarët bashkë të hyjnë në qeveri me LSDM-në. Kjo nuk do t`u ndihmojë, për shkak se fitorja e VMRO-DPMNE-së do të jetë aq e madhe sa që vet do ta formojë qeverinë” – tha Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMRO-së.

Nikolovski, siç njofton KlanM, e ka quajtur spin informacionin për atentat ndaj Kurtit gjatë vizitës në Shkup.

“Është një spin I dakorduar midis LSDM-së dhe Qeverisë së Kosovës me qëllim të defokusimit nga problemet në Maqedoni dhe rritjen e rejtingut të qeverisë së Kosovës. Ishte një spin që për fatin e tyre të keq u zbulua” – tha Nikolovski.

Sipas Nikolovskit, bëhet e qartë se LSDM-ja I vardiset Kurtit duke pohuar se më mirë do të ishte nëse Kurti I sheh punët e tij në shtëpi, në Kosovë.