Taravari: Pas zgjedhjeve e braktisim VLEN, me Besën dhe Alternativën nuk na lidh asgjë (VIDEO)

Kreu i shkarkuar i Aleancës për Shqiptarët në kongres, por formal ende me letër, Arben Taravari ka thënë se ASH-ja me partitë opozitare do të qëndrojë deri në zgjedhje dhe pas asaj nuk do të jenë më bashkë, sepse janë parti autonome.


Duke qenë shumë i vendosur dhe duke përsëritur disa herë, Taravari tha se ASH-në me Besën dhe Alternativën nuk e lidh asgjë, raporton indeks.mk

Madje ai kujtoi se ishte pikërisht Lëvizja Besa ajo që në vitin 2020 prishi planet e opozitës për bashkim.

“Ne jemi parti autonome, e bëjmë betejën deri në zgjedhje, pas zgjedhjeve, ҫdo parti është autonome. Nuk më lidh asgjë me Besën me Alternativën. Sikur që në 2020 kemi bashkëpunuar me Alternativën, kto ishin Alternativa, ose me Besën, e kemi lutur në 2020-tën të jemi bashkë. Kto ishin, nuk na lidh asgjë”, deklaroi Taravari.