Takohen mjeket shqiptar të Maqedonisë së Veriut, ja çka u vendos

Kryesia qendrore e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje në Tetovë ku u përcaktua programa vjetore e aktiviteteve të Shoqatës. U përcaktua programa e mbajtjes së manifestimit qendror për arsye të ditës botërore të Shëndetësisë 7 Prill , që do të mbahet në Dibër me 13 Prill. Në këtë manifestim përveç aspektit solemn do të ketë edhe aktivitete shkencoro-edukative të akredituar në kuadër të edukimit të kontinuar mjekësor. Njashtu u përcaktuan edhe temat për Takimin profesional të radhës XXIX.