SHGM: Institucionet duhet të kenë qasje jo selektive ndaj medias

Shoqat e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së lidhur me ngjarjen e djeshme në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë, gjatë vizitës së zëvendësministres së Shëndetësisë, Maja Manoleva.


Konkretisht, sipas informatave që SHGM i ka siguruar nga zyra rajonale e SHGM-së nga Tetova, mediat që raportojnë në gjuhën shqipe nuk kanë qenë të ftuar në këtë ngjarje, deklaratë ku morën pjesë Manoleva dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë, Zhika Aleksoski.

“SHGM apelon tek të gjitha institucionet, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, që të ftojnë pa dallim të gjitha mediat në ngjarje publike, në mënyrë që të ruhet transparenca e institucioneve dhe të sigurohet që informacioni të arrijë tek të gjithë qytetarët”, thuhet në reagimin e SHGM-së.