Shfrytëzuesit e rinj të bursave për nxënës dhe studentë i kanë marrë mjetet financiare nga muaji shkurt

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se bursat për nxënës dhe studentë janë paguar të gjithë shfrytëzuesit e rinj që kanë dorëzuar marrëveshjen për bursë brenda afatit të përcaktuar. Bëhet fjalë për 3300 nxënës dhe 3000 studentë, shfrytëzues të rinj të cilëve u janë paguar mjetet përfundimisht nga muaji shkurt 2024.

Kandidatët e refuzuar për bursë do të kenë mundësinë e ankesës, pasi të marrin aktvendimin në mënyrë elektronike, në të cilën ësht theksuar arsyeja e mospranimit të aplikimit. Dorëzimi elektronik i aktvendimit bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe dokumenti dorëzohet direkt në profilin e nxënësit, gjegjsishtë studentit. Kjo është risi e prezantuar për herë të parë këtë vit.

Afatet për ankes do të fillojnë nga momenti kur nxënësi/studenti merr aktvendimin. Përgatitja dhe dërgimi i aktvendimeve zhvillohet në faza, sipas grupeve të bursave dhe të gjithë aplikantët për bursa do të marrin aktvendim.